"Përballë me vetveten"

  

                                                         Përballë me vetveten

                    
                                                                                                                    (scroll down for English)


Ballë për ballë me vetveten

Të jesh fëmija më i vogël i familjes nuk është aspak e lehtë. Kam parë motrat dhe vëllezërit që vinin para meje tek largoheshin një nga një, ndërsa unë kam mbetur pas, me prindërit. Shpesh kam dëgjiuar të bërtiturat e tyre, të lënduar nga gabimet e fëmijëve më të rriitur.                                                             

Në një farë mënyre, fajet e tyre binin mbi mua. Nëse për ta disa sjellje ishin toleruar, për mua u  bënë rregulla të rrepta. E kisha gjithmonë të ndaluar atë që dikur ishte e lejuar. Të rritesh me një baba dhe një vëlla tepër strikt është një barrë e jetës që lë gjurmë. Të bën të jesh gjithmonë e vëmendshme,  gjithmonë e frikësuar nga bërja e ndonjë gabim, Prandaj, ankthi u bë pjesë e imja.                                                                                                                                                                      E kam mbajtur në heshtje, e fshehur pas buzëqeshjeve dhe përpjekjeve për t’u përshtatur me shoqërinë. Që të mos ndihem ndryshe, kam bërë edhe ato që nuk kanë qenë për mua. Fshehur kisha frikën, që një ditë dikush do ta kuptonte.

Megjithatë, nuk kam pendesë. Por diçka më dhemb, koha që u dhashë disa “shokëve”. U lëndova shpesh, derisa një ditë thjesht pushova së besuari te të tjerët. Ky mosbesim më ndjek ende-nuk më pëlqen gjithmonë, por është mënyra ime për t’u mbrojtur.  

Kam qenë një nxënëse e shkëlqyer. Studioja me pasion, me ëndrra të mëdha. Kur e krahasoj veten me atë vajzë të vogël, më duket sikur shoh dikë tjetër në vendin tim. Më kanë ndodhur aq shumë që më kanë ndryshuar, por në mes të gjithçkasë, ka dhe dritë. Është motra ime më e madhe ajo që më mbështet, më kupton. Pa të do të kisha pasur edhe më shumë vështirësi.

Edhe bullizmi ishte pjesë e rritjes sime. E njoh mirë ndjesitë e të qenit i ngacmuar, i padëshiruar. Por, në një moment, u bëra edhe unë pjesë e atij grupi ngacmues, jo sepse doja, por nuk doja të mbetesha një viktimë. U përpoqa të isha në anën “fituese” edhe pse e dija që thellë në zemër po bëja diçka të gabuar. Sepse në atë realitet të ashpër, nuk duhet bëhesh preja e tyre.

Secila nga këto ka shërbyer për të më formuar. Kam gabuar, kam mësuar dhe ende po rritem. Po mësoj çdo ditë si të jem vetja pa u frikësuar, si ta dua veten dhe të mos lejoj askënd të më bëjë të ndihem më pak. Sepse e kuptova që ajo që kam kaluar nuk më bën më të dobët, por më të fortë. Tani dua të bëhëm një version më i mirë i vetes, pas pasur frikë nga e shkuara. Nuk dua më të jem dikush tjetë, vetëm për të marrë simpati. Dua të jem unë, ashtu si jam. Të gjithë ata që më duan vërtet, më duan për atë që jam e që do bëhem. 




 

                                                         The mirror within

                                                                                                                                    
Being the youngest child in the family has not been easy at all. I've been watching my elder siblings leave. I stayed with my parents. I often heard them shouting at me because they were hurt by the mistakes my siblings made.                                                         

The burden of their mistakes fell on me. What was once tolerated for them became strict rules for me. What used to be allowed was now forbidden. Growing up with a very strict father and brother has been a big wound in my life that left a mark on me. Following these, made me hypervigilant. So, anxiety became a part of me.                                                                                                                                     I never spoke about it, I kept it hidden behind smiles and efforts to fit in with society. Just to not feel different, I did things that weren't really meant for me. I locked my fears inside - that one day someone would figure it all out.

I wouldn't say that I have regrets. But something still hurts - the time I wasted with so-called friends. I was mistreated many times, until one day I simply couldn't trust anyone. That mistrust still clings on me - I don't always like it, but it's my mechanism of protection.

I was an excellent student, also passionate about studies and dreamt a lot. When I compare myself to that little girl, it feels like I see someone else. So much has happened that has changed me, but even in the middle of it all, a light remained. My elder sister has always been my ally, she understood me better. Without her, everything would have been even harder.

Bullying was also a part of my upbringing. I know very well the feelings of being teased and unwanted. But at one point, I also became part of the group that bullied - not because I wanted to, but because I didn't want to remain a victim. I tried to be on the "winning" side even though, deep down, I knew I was doing something wrong. Because in that harsh reality, you can't afford to be their prey.

Each of these experiences has shaped my personality. I've made mistakes, I've learned, and I'm still growing. I'm learning every day how to be myself without fear, how to love myself, and not let anyone make me feel like I'm less. Because I realized that what I've gone through doesn't make me weaker - it makes me stronger. Now I want to become a better version of myself, without dwelling on the past. I no longer want to be someone else just to gain sympathy. I want to stay just as I am. And all those who truly love me will keep loving me for who I am and the person I'm becoming.




Comments

Popular Posts