Nostalgji e ëmbël (rrëfim nga adoleshenca)
Nostalgji e ëmbël (rrëfim nga adoleshenca)
Dashuria në adoleshencë është ndoshta një nga gjërat më të dhimbshme, që mund të shkatërrojë ndjenjat e secilit. Edhe unë isha një prej tyre, që e përjetova dhe u lëndova.
Gjithçka nisi kur isha 13 vjeç. Në shkollë, zura një shok të ri. Fillimisht, thjesht rrinim bashkë në shkollë, por më pas nisëm të flisnim edhe jashtë saj, në telefon apo rrjete sociale. Për mua, ato biseda ishin krejtësisht normale – e shihja si një shok. Por për të, ato kishin një kuptim tjetër.
Një ditë, krejt papritur, më shkroi: “Të kam qejf.” Mbeta pa fjalë. Nuk ndjeja të njëjtën gjë për të, megjithëse ndieja se diçka nuk po shkonte siç duhet. I thashë që nuk e ndaja atë ndjenjë, por që doja të vazhdonim të ishim miq. Megjithatë, pa e kuptuar, ndoshta i dhashë shpresa duke vazhduar të flisja me të.
Derisa, vendosa ta fshija nga çdo rrjet social. Nga mendja ime u largua menjëherë… por nga e tija jo. Ai u ndje i lënduar. Kishte menduar se isha tallur me ndjenjat e tij.
Një vit më vonë, gjithçka ndryshoi. Fillova ta pëlqeja. Mora guximin dhe ia thashë. Ai më dëgjoi me mirëkuptim, por më tha se tashmë kishte dikë tjetër që e donte. Ishte një moment i vështirë për mua – atëherë e kuptova vërtet se çfarë është ‘‘karma e jetës’’ Ai mu përgjigj saktësisht siç iu përgjigja unë dikur.
Dua të them vetëm këtë: Mos u dashuroni në moshë të vogël. Sepse në atë moshë, ndjenjat janë të pasigurta dhe mund të lëndoheni lehtësisht.
Ashtu siç u lëndova edhe unë.
Bittersweet Nostalgia
Falling in love during adolescence can be so sweet, but don't forget that it can crush the tender hopes that bloom in any heart. I was one of those whose heart was left wounded.
It all started when I was 13 years old. At school, I made a new friend. At first, we only spent time together at school, but later on, we started talking outside of it too. On the phone or on social media. For me, those conversations seemed ordinary. He was only a friend to me. But to him, those words carried a different kind of promise.
One day, out of the blue, I got a message from him, he softly confessed to me: "I like you." I was speechless. I couldn't match the warmth of his feelings, though deep down I felt a shadow passing through. I told him I didn't share those feelings, but that I still wanted to stay friends.
Still, without meaning to, I might have given him hope, just by continuing to talk to him.
Until one day, I decided to cut out the contact with him. I could easily erase him from my mind...but he hadn't forgotten about me. His heart was left bruised. He felt like I had played with him.
A year later, everything had changed. I found myself starting to like him. Summoning all my courage I finally told him how I felt. He listened carefully, with a kindness that both comforted and hurt me. Then, he told me he was already in love with someone else. That was a difficult moment for me. He responded to me in the exact same way as I did. That's when it hit me - it was then that I truly understood what it means to face karma.
I just want to say one thing: don't fall in love at a young age. Because at that age, feelings are uncertain and you can get hurt easily.
Like I did...


Comments
Post a Comment